Telegrafi

Barcelona edhe pas Kyle Walkerit

Më herët kemi publikuar lajmin se Barca janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë si zëvëndësim ideal për brazilianin Dani Alves.

Prioritet kryesor i skuadrës katalane është spanjolli Hector Bellerin, mirëpo në pamundësi për të transferuar atë Barca kanë edhe një tjetër mbrojtës të Premier Ligës si cak.

London Evening Standard raporton se Barca po monitorojnë gjëndjen e mbrojtësit të djathtë të Tottenham Hotspurs Kyle Walker, shkruan rtv21.tv.

Walker është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të Premier Ligës, andaj ai edhe shihet si zëvëndësim ideal për Alvesin që po i mungon shumë Barces, ngase edhe ai është një mbrojtës me tipare sulmuese.