Barcelona ka shumë pika të dobëta në ekipin e vet dhe dyshimet tashmë janë vërtetuar.
Fokusi tash është janari, ku ekipi duhet të bëjë disa ndryshime.
Gabime u bënë verën e kaluar, vlerson Barcelona, sipas Marcas, ku nuk u gjet zgjidhja më e mirë për mbrojtjen.
Një anësor dhe një qendërmbrojtës janë në listën e gjatë të shopingut të presidentit Josep Maria Bartomeu, i cili ka pranuar se klubi katalanas tashmë po mendon për transferimet e janarit.
Ernesto Valverde e filloi sezonin duke e ditur se nuk ka alternativa për Jordi Alban përpos prodhimit të akademisë, Miranda, i cili nuk ka bindur.
Nevoja për qendërmbrojtës ka qenë gjithmonë prezente për shkak të moshës së Piques dhe Vermaelen.
Largimi i portierit rezervë, Cillessen, është po ashtu problematik, por jo problem i pa tejkalueshëm me një listë të gjatë alternative të portierëve.
Vermaelen mungon rreth gjashtë javë për shkak të një lëndimi në kofshë, i marrë gjatë grumbullimit me kombëtaren e Belgjikës dhe kjo shton arsyet pse ai nuk duhet të rinovojë.
Një sezon i fortë me Alavesin e pa Munir El Haddadin të marrë besimin për një rast të dytë te Barcelona, por tash ka tjera dyshime për të.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ka gjasa që të largoeht si transferim i lirë.
Të tjera dilema janë e ardhmja e Paco Alcacer dhe Luis Suarez, ku te ky i fundit është mosha kundër tij. /Telegrafi/