Telegrafi

BarCamp Prishtina #3

30 nëntor (e mërkure) në lokalin Hacienda, në Prishtinë, BarCamp-i lokal, do të mbahet takimi i tretë i radhës. Kohëzgjatja do të jetë: 19.00h deri 22.00h.


Ashtu si edhe herën e kaluar, edhe këtë herë, sponzor gjeneral do të jetë Ipko Foundation. Këtë herë sponzor medial do të jetë Telegrafi.com.

Kushdo që vjen, mund të marr pjesë në debate dhe madje mund të dalë të prezantojë vetë ndonjë temë që mund të ketë lidhje me temat paraprake. Këtë herë kemi lënë më shumë kohë për debate, duke pasur parasysh qe temat nxisin më shumë debat.

Për t’i dhënë strukturë BarCamp-it folësit e konfirmuar këtë herë do të jenë:

1. Telegrafi, që do të prezantojë platformën e reklamimit që për së pari herë aplikohet ne Kosovë, sekcionin e punëgjetjes, disa të dhëna me interes për krijuesit/zhvilluesit e rinjë në Kosovë dhe një suprizë speciale.

2. Betim Drenica ( http://betimdrenica.wordpress.com/ ) do të prezantoj zhvillimin e aplikacioneve mobile në platformën Windows Phone 7 dhe mundësitë që i ofron ajo, e sidomos për zhvilluesit në Kosovë. Ai poashtu do të prezantoj arritjet e tij në këtë fushë, dhe do të jap këshilla specifike për ata që dojnë të nisin të punojnë me këtë platformë

3. Arianit Dobroshi do të flas për pronësinë intelektuale (Intellectual Property), apo IP, copyright, dhe licensen CreativeCommons, të cilën ai e ka përkthyer në gjuhën shqipe. 


Mendojmë që këtë herë do ta kemi nje debat më të strukturuar rreth kësaj cështjeje.

Si gjithmonë, edhe ketë herë, BarCamp do të bëhet në format të unkonferencës.

Për pjesëmarrësit do të ketë pije dhe mundësi kontakti, p.sh. linqet e rrjeteve sociale dhe emailat shperndahen