Telegrafi

Barca nuk e kërkon më Stonesin

Barcelona raportohet se është tërhequr nga gara për mbrojtësin e Evertonit, John Stones.

Së bashku me Chelsea, klubi spanjoll llogaritej si favorit për anglezin, i cili pritet të largohet nga klubi aktual në fund të këtij sezoni.

Sipas “The Mirror”, Barcelonës nuk i pëlqen temperamenti i Stones dhe është e pasigurt nëse 21-vjeçari do të mund të adoptohej në La Liga.

Stones, gjithashtu është lidhur me një transferim te Manchester Unitedi. Anglezi kushton 40 milionë euro nëse Evertoni dëshiron ta shesë atë.