Site icon Telegrafi

Barazon Zvicra, pikë e rëndësishme për kualifikim (Video)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka barazuar ndaj Rumanisë me rezultat 1-1.

Zvicra dominoi gjatë gjithë ndeshjes, por dështuan të ishin konkretë para zonës kundërshtare.

Ndeshja filloi me disa sulme të përfaqësueses së Zvicrës e cila rrezikoi me anë të Haris Seferovic.

Por, goli i parë erdhi nga Bogdan Stancu në minutën e 18-të nga pikë e bardhë, e gjitha kjo pasi Stephan Lichtsteiner ndërhyri keq në zonë dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 57-të nga Admir Mehmedi, i cili me një goditje të fortë brenda zonës e mposhti portierin kundërshtarë.

Përfaqësuesja e Zvicrës dominoi deri në fund të takimit, por nuk arritën të tregohen konkret para zonës dhe portës kundërshtare.

Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është ndaj Francës, kurse Rumania luan ndaj Shqipërisë.

Zvicra aktualisht ka katër pikë, kurse Rumania dy. Por, të dyja me një ndeshje më shumë se Shqipëria dhe Franca, të cilat luajnë nga ora 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version