Nantesi i Lorik Canës dhe Ermir Lenjanit luajti sot një ndeshje të prapambetur kampionati, duke barazuar pa gola në fushën e vështirë të Bastias.
Cana e nisi titullar, edhe pse u kritikua jo pak pas humbjes së fundjavës së shkuar në Renë.
Paraqitja e kapitenit të Shqipërisë sot ishte e mirë, duke kryer disa ndërhyrje të rëndësishme, ndërkohë që Nanta luajti mirë në pjesën e parë, por mendoi më shumë për të ruajtur barazimin në pjesën e dytë.
Ka munguar edhe këtë ndeshje Lenjani, ende me probleme fizike prej javës së shkuar, transmeton Sportal.al.
Në minutën e 72-të Cana u zëvendësua dhe raportohet se ka pasur një problem në kavilje, por klubi nuk është prononcuar ende.
Vetëm nesër do të mësohet më shumë rreth dëmtimit të Canës, që gjithsesi nuk duhet të ketë ndonjë problem serioz.