Telegrafi

Barazon Kroacia, realizon Perisic

Ivan Perisic (Foto: Getty Images)

Kroacia ka arritur të kthehet në lojë në pjesën e dytë duke e barazuar rezultatin kundër Anglisë.

Kroatët dominuan me posedimin e topit, ndërkohë që anglezët mbroheshin.

Dhe pas një aksioni, Sime Vrsaljko harkoi në zonë, ndërsa Ivan Perisic shënoi me kokë (68′).

Menjëherë pas, Kroacia e pati një tjetër rast fantastik për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk u shfrytëzua.

Ishte pikërisht një lëvizje e mrekullueshme nga Perisic, mirëpo topi e goditi vetëm shtyllën.

Theksojmë se Franca është në pritje të fituesit të këtij dueli për finalen e 15 korrikut. /Telegrafi/