Site icon Telegrafi

Barazojnë Besa e Trepça, finalisti do të dihet në Pejë (Video)

Besa fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e shkuar

Besa dhe Trepça kanë barazuar në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Megjithëse dy herë kishin epërsinë, pejanët nuk kanë arritur të triumfojnë në stadiumin ‘Adem Jashari’ kundër Trepçës duke barazuar me rezultatin 2:2.

Besa ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtë ku golashënues ishte Qemajl Elshani.

Por, pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, mitrovicasit e barazuan rezultatin përmes Pleurat Hajdinit.

Në pjesën e dytë, skuadrat shënuan edhe nga një gol secila, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, Besa rikthej epërsinë në minutën e 63 përmes Florent Qorrajt, i cili realizoi pas një goditje të saktë prej 18 metrave.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin përmes Qerimit njëzet minuta para përfundimit të takimit.

Në vazhdim të ndeshjes më nuk pati raste që ja vlen të theksohet dhe kështu, ndeshja përfundoi 2:2.

Theksojmë se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Shani Haxhiislami pas tre javësh më 19 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version