Ka përfunduar me barazim ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës e zhvilluar sot në Çair të Shkupit, 1-1.
Epërsinë e morri Shkëndija përmes Ferhan Hasanit në minutën e 17 të ndeshjes, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.
Sidoqoftë, Jasir Asani në pjesë të dytë me golin e tij siguroi një pikë të rëndësishme për Shkupin.
Pas kësaj ndeshjeje, Shkëndija mbetet e dyta në tabelë me 59 pikë, ndërsa Shkupi i shtati me 33 pikë