Në një ndeshje të luftuar dhe me raste nga të dyja anët, Drenica dhe Vëllaznimi janë ndarë baras 1-1.
Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës, nisi më mirë për gjakovarët.
Lorik Rudi ka arritur të shëojë pas një gabimi të mbrojtjes vendase (1-0).
Drenica tentoi ta barazojë rezultatin me Mëziun dhe Djakun në pjesën e parë, por pa sukses.
Sërish në pjesën e dytë Drenica më kërkuese.
Tahiri harkon ën zonë për Hamitin, por goditja e tij me kokë ndalet nga një mbrojtës.
Drenica arriti tas barazojë rezultatin në minutën e 81-të.
Kreshnik Uka u gjende bukur në zonë duke shfrytëzuar një pasim të Abazit për të shënuar për 1-1.
Deri në fund nuk kishte më raste dhe ndeshje u mbyll baras. Finali do të caktohet në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Gjakovë. /Telegrafi/