Site icon Telegrafi

Barazim me gola mes Real Sociedad dhe Atletico Madrid

Real Sociedad dhe Atletico Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së pestë të La Ligas.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Atletico Madridin që gjeti golin që në start.

Një goditje nga këndi krijoi rrëmujë në zonën e Real Sociedad, ku nga afër ishte Alvaro Morata që gjeti rrjetën për 1-0.

 

Vendasit kishin raste të barazonin me David Silvan dhe Mikel Merinon, por në të dyja rastet Jan Oblak ishte në vend.

Morata arriti të shënojë edhe në minutën e 29-të, por pasi goli u shikua në VAR u anulua për prekje me dorë nga Joao Felix.

https://twitter.com/elperidioco/status/1566127719422824449

Jose Maria Gimenez në fund të pjesës së parë po ashtu ishte afër golit, por pa sukses.

Më të filluar pjesa e dytë Real Sociedad arriti të shënojë me të sapo ardhurin Umar Sadiq që gjeti rrjetën për 1-1.

Atletico kishte raste të kthejnë epërsinë me Gimenez dhe Angel Correa por portieri vendas Alex Remiro ishte në vend.

Në fund skuadrat u desh të ndahen të kënaqura me barazim, duke ndarë nga një pikë dhe tani me nga 7 sosh të dyja janë në pjesën e epërme të renditjes./Telegrafi/

Exit mobile version