Telegrafi

Barazim i çmendur në ndeshjen Skoci-Angli, tre gola në minutat e fundit të ndeshjes (Video)

Kombëtarja e Anglisë ka arritur ta barazojë ndeshjen në minutat shtesë për ta marrë një pikë përballë Skocisë (2-2).

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi ‘Tre Luanëve’, të cilët provuan te rrezikojnë dhe te gjejnë golin e epërsisë, por pa pasur sukses dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Edhe pjesa e dyta nisi me trysninë e anglezëve që dëshironin me çdo kusht golin e epërsisë.

Megjithatë, atë e gjetën golin vetëm në minutën e 70, me Ox Chamberlain, i cili shënoi për 0-1.

Skocezët u kthyen në lojë më Leigh Griffiths që shënoi në minutën e 87-të për1-1.

Ishte përsëri Griffiths  që shënoi në minutën e 90-të për t’i dërguar në dëlirë tifozët vendas.

Por për të mos ua lejuar gëzimin deri në fund skocezëve u kujdes, Harry Kane që shënoi në minutën e tretë shtesë për 2-2.

Anglia pas gjashtë ndeshjeve mbanë pozitën e parë me14 pikë. /Telegrafi/