Site icon Telegrafi

Banorëve të një qyteti në Afganistan iu është kërkuar evakuimi në mes të betejës me talibanët

Banorëve të një qyteti afgan të rrethuar iu është kërkuar të evakuohen përpara një operacioni të ushtrisë kundër talibanëve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Gjenerali Sami Sadat, i cili po udhëheq betejën kundër talibanëve në provincën jugore të Helmandit, iu bëri thirrjeve njerëzve të largohen nga kryeqyteti Lashkar Gah sa më shpejt të jetë e mundur.

Të paktën 40 civilë janë vrarë në Lashkar Gah ditën e kaluar mes luftimeve të forta, thotë OKB.

Raportohet se talibanët kanë pushtuar pjesën më të madhe të qytetit.

Por luftimet po vazhdojnë dhe forcat qeveritare janë zotuar se nuk do të lejojnë që t’iu nënshtrohen militantëve.

Në një mesazh për banorët e qytetit, Gjenerali Sadat tha se ushtria “nuk do ta lërë asnjë taliban të gjallë”. /Telegrafi/

Exit mobile version