Përkundër se KRU “Prishtina” kishte njoftuar se ndërprerja e ujit do të ishte deri në ora 17:00, banorët e asaj zonë thonë se ende nuk kanë ujë.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha për Telegrafin se kjo ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Badovc.
“Njoftojmë të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc, se kemi ndërprerje të energjisë elektrike në këtë Impiant si shkak i punimeve teknike nga KEDS”, tha ajo.
Sipas KEDS punimet do zgjasin deri sot në orën 17:00.
“Si pasojë do të ketë çrregullime të furnizimit me ujë për zonat që furnizohen nga ITU Badovc. Energjia është lëshuar në 18:45, dhe normalisht merr kohe rifunksionimi i impiantit, derisa të stabilizohet” , tha ajo. /Telegrafi/