Site icon Telegrafi

Banorët në “Mati 1” ende pa ngrohje qendrore

Me rënien e temperaturave, rritet edhe nevoja për ngrohje.

Banorët që jetojnë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, edhe sivjet do të përballen me mungesë të ngrohjes qendrore.

Si alternativë e shohin ngrohjen me lëndë djegëse ose me rrymë.

Edhe këtë vit, në mungesë të ngrohjes qendrore, banorët e lagjes Mati 1 janë kujdesur të sigurojnë drutë për ngrohje. E kjo mënyrë, thonë se, e ka rritur edhe koston e shpenzimeve.

Por ngrohja me dru është nga alternativat më pak të kushtueshme se ajo me rrymë, thonë banorë tjerë që jetojnë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Përveç ngrohjes me dru, një nga alternativat që banorët e një pjese tjetër të kryeqytetit që jetojnë në këtë kompleks banesor në lagjen Kodra e Diellit, po e përdorin është edhe ngrohja me rrymë.  Por shpenzimet nga ngrohja me rrymë sipas tyre, janë mjaftë të larta.

Nga Termokos thonë për RTK, se para më shumë se dy vitesh, në saje të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, 130 objekte banesore të lagjes “Mati 1” janë kyçur në rrjetin e ngrohjes.

Sa i përket pjesës tjetër të ndërtimeve kolektive, jo vetëm të kësaj lagjeje dhe atyre përreth, por për të gjithë qytetin e Prishtinës, aktualisht nga kjo ndërmarrje thonë se janë duke bërë përditësimi i Master planit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, i cili do të përcaktojë saktë kahen, planet dhe mundësitë e NP “Termokos” për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet.

Exit mobile version