Site icon Telegrafi

Banorët izraelitë të tronditur nga bombardimet iraniane dhe të frikësuar se një tjetër luftë e madhe po afrohet

Sulmi i parë i drejtpërdrejt i Iranit ndaj Izraelit ka tronditur izraelitët dhe i ka lënë të frikësuar se një luftë më e madhe po afrohet.

Kjo për faktin se dronët dhe raketat kanë ndriçuar qiellin e natës në Izrael.

“Ishte shumë e frikshme kur në mes të natës filluam të dëgjonim zhurma dhe nuk e dinim se çfarë ishte”, tha Cecile Smulowitz, banore e Jerusalemit.

“Por, faleminderit Zotit që ushtria izraelite reagoi dhe deri më tani situata është e qetë dhe shpresojmë të vazhdojë kështu”, shtoi Smulowitz.

Edhe pse izraelitët nuk dëshirojnë që lufta të përshkallëzohet, sulmet e Iranit me sa duket i kanë tensionuar ata, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Unë me të vërtetë shpresoj që nuk do të ketë një luftë të madhe, pasi askush prej neve në Izrael nuk dëshiron një luftë të madhe, kështu që shpresoj se kjo është e gjitha, shpresoj se Irani do të ndalojë tani”, tha Jeremy Smith, banor i Tzur Hadassah.

“Unë mendoj se Izraeli do të kundërpërgjigjet sepse i gjithë vendi ynë ishte i mbuluar me raketa dhe drone”, shtoi Hadassah.

Siç thekson Amy Friedlang Morgans, tjetër banore e Jerusalemit, Irani ende nuk mund ta pranojë se hebrenjtë jetojnë në Izrael andaj edhe ka sulmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version