Banorët e Bllokut D1 në lagjen Ulpiana të Prishtinës po përballen prej 10 ditësh me një problem serioz me ujërat, i cili deri tani nuk është adresuar nga autoritetet përgjegjëse.
Ata raportojnë se uji ka depërtuar në bodrumet e ndërtesave, duke shkaktuar shqetësim për pasojat shëndetësore, veçanërisht me rritjen e temperaturave.
Banorët frikësohen se situata mund të përkeqësohet dhe të sjellë rrezik përhapjeje të ndonjë epidemie.
Problemi është edhe më alarmues pasi pranë këtij blloku ndodhet çerdhja publike “Fatosat”, ku qëndrojnë shumë fëmijë.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, deri më tani nuk ka pasur reagim nga institucionet përkatëse.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar pasojat e mundshme./Telegrafi/