Site icon Telegrafi

Banorët e Mazgitit të Lartë votojnë për projektet e reja për kanalizim, trotuarë dhe asfaltim rrugësh

Të martën në Mazgit është mbajtur votimi për projektet në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje nga banorët e Mazgitit të Lartë në Obiliq.

Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, fillimisht i ka informuar banorët rreth mundësive të realizimit të projekteve që janë votuar më 4 qershor 2024, transmeton Telegrafi.

Procesi i votimit në Mazgit

Në këtë proces banorët kanë votuar projektet si për ndërtimin e kanalizimit dhe trotuarit, riasfaltime dhe ndërtimin e murit gjatë kanalit të Ibër Lepencit.

“Pas konsultimeve, u konstatua se projektet e realizueshme, për të cilat banorët kanë votuar, janë:
1. Ndërtimi i kanalizimit dhe trotuarit në rrugën “Dita e Flamurit”
2. Ndërtimi i murit përgjatë kanalit të “Ibër Lepencit”
3. Asfaltimi i rrugës te Sekiraqët
4. Asfaltimi i rrugicave te “Gazimestani”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu edhe Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është ofrimi i mundësisë së qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes.

“Banorët e Mazgitit të Lartë, në mënyrë demokratike dhe me shumicë votash, kanë zgjedhur projektin: “Asfaltimi i rrugës te Sekiraqët”. Kjo votë dëshmon frymën e bashkëpunimit për të mirën e lokalitetit” përfundon komunikata. /Telegrafi/

Exit mobile version