Telegrafi

Banorët e Malishevës përzgjedhin projektin që do të realizohet nga buxhetimi me pjesëmarrje

Gjatë mbrëmjes së djeshmë në Komunën e Malishevës është mbajtur takimi në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje, takim ky që u hap nga drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i cili fillimisht i njoftoi banorët për propozimet që dolën nga takimi i një jave më parë.

Pas një vlerësimi të detajuar të tri projekteve që ishin propozuar nga banorët e kësaj komune, të cilat ishin, fushë sportive në SHFMU “Ibrahim Mazreku”, rregullimi i rrugës “Hil Mosi”, si dhe ndërtimi i këndit të i lojërave tek HANDIKOS, në takiminim që u zhvillua mbrëmë banorët e Malishevës, përzgjodhën ndërtimin e fushës sportive në SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, pasi sipas tyre ky projekt u konsiderua si më i nevojshëm dhe më me prioritet për ta, pasiqë që kjo fushë e cila do të ndërtohet, pritet te jetë në shërbim të të rinjve dhe sportistëve të kësaj komune.

Theksojmë që Komuna e Malishevës ka ndarë 70 mijë euro për realizimin e këtij projekti i cili do të përfshihet në buxhetin komunal të vitit 2025. /Telegrafi/