Telegrafi

Banorët e Lipës së Vogël kërkojnë shtrimin e rrugës, Komuna e Pejës premton gjatë 2025-ës

Ilustrim

Banorët e fshatit Lipë e Vogël kanë kërkuar nga Komuna e Pejës asfaltimin e rrugës që e lidhë me Rugovën.

Ndërkaq, Komuna e Pejës për Telegrafin kanë thënë se për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm, këtë vit është pamundur të asfaltohet.

Megjithatë, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, Agron Nikçi, tha se rruga në fjalë pritet të futet në diskutim nga komuna këtë vit, me qëllim që gjatë vitit 2025 të nis fillimisht shtrimi vetwm me zhavor.

“Njëherë me asfalt është problem sepse e kemi projekt atë rrugën që e lidh Lipën me Rugovën dhe dhe rrugën që lidhet fshati Dushkaja, kështu që për asfalt vitin tjetër, pasi është shumë problem për shkak të kushteve buxhetore. Jemi duke i pa mundësitë nëse mundemi me e futë këtë vit sepse kemi pas kërkesa të shumta nga qytetarët për me bo hapjen dhe shtrimin me zhavor dhe me u bë e qarkullueshme ajo rrugë”, ka thënë Nikçi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se Lipa e Vogël do të ketë kyçje në anën tjetër nëpërmjet rrugës së Lipës së Madhe që lidhë Rugovën dhe fshatin Dushkajë.

“Jemi duke e punu rrugen Lipë-Shtedim, te podi i Jakupit, ajo rruge e lidhë edhe Lipën e madhe me të voglën, ndërsa rruga ndërlidhëse do të shohim nese mundemi me fut sivjet në buxhet për me bo hapjen edhe shtrimin me zhavor në vitin tjeter”, ka përfunduar ai.

Lipa e Vogël lidhet me Rugovën në njërën anë dhe me bjeshkët Rusolia dhe Shtedim në anën tjetër me mbi 1050 metra lartësi mbi detare.