Site icon Telegrafi

Banorët e lagjes së Spitalit kanë mbetur pa ujë që nga dita e premte, KRU “Prishtina”, thotë se janë duke punuar për të rregulluar problemin

Banorët e lagjes së Spitalit në Prishtinë kanë mbetur pa ujë që nga dita e premte.

Lexuesit e Telegrafit janë ankuar se mungesa e ujit po iu shkakton vështirësi të shumta.

Ndërkaq nga KRU “Prishtina” në një njoftim publik kanë bërë të ditur se uji është ndërprerë për shkak se ka pasur rrjedhje të ujit nga rruga kryesore te Eulex-i.

“Ju njoftojmë se për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi/ rruga kryesore, jemi detyruar të ndërmarrim hapa konkret në sanimin e gjendjes. Uji është ndërprerë në rrugën ” Muharrem Fejza”. Natyra e dëmtimit është më e thellë. Andaj, për shkak të kësaj ndërlikueshmërie të rastit, ekipet teknike do vazhdojnë ditën e nesërme me punime. Një pjesë e rrugës” Muharrem Fejza” deri nesër mbesin pa ujë”, thuhet në njoftimin e tyre.

KRU “Prishtina”, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version