Site icon Telegrafi

Banorët e fshatit Cërnicë të Gjilanit raportojnë për ndotje të mjedisit, Drejtoria e Inspekcionit ndërmerr masa

Ndotja e mjedisit vazhdon të shqetësoj qytetarët e Gjilanit, derisa këta të fundit kanë raportuar dhe Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë masa.

Pas raportimit se po dëmtohet dhe ndotet një pjesë e fshatit Cërnicë të Gjilanit, inspektorët kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro ndaj personit i cili e ka dëmtuar dhe ndotur mjedisin.

Gjithashtu, personi i gjobitur është obliguar që ta kthej mjedisin në gjendjen e mëparshme.

Ndaj kësaj, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komunë, Alban Hyseni, i cili tha se do të ketë zero tolerancë ndaj ndotjes së mjedisit.

Hyseni, tregoi se 500 euro gjobë dhe detyrim për largimin e mbeturinave.

“I bëj thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Ju lutem raportoni rastet e tilla”, tha kryetari Hyseni.

Edhe drejtoresha e Inspekcionit Entela Hyseni, i fton të gjithë të raportojnë çdo ndotje apo dëmtim të mjedisit, pasiqë është e vetmja mundësi që t’a zhdukim këtë dukuri të shëmtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version