Banorët e lagjes Bresje në Fushë Kosovë thonë se që nga e shtuna nuk kanë energji elektrike.
Mes tjerash banorët thotë se kjo lagje ka tre trafo dy nga të cilat nuk punojnë.
Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se banorët e Fushë Kosovës kanë rrymë.
Ai pohoi për Klan Kosovën se momentalisht banorët e Fushë Kosovës kanë rrymë, por që në ndonjë vend mund të ketë prishje të brendshme.
“Energjia nëpër trafo të Fushë Kosovës është rregullu. Momentalisht kanë rrymë banorët e Fushë Kosovës. Por ndodhë që në ndonjë vend të ketë prishje të brendshme. Ka pasur disa ndërprerje të energjisë për shkak se aty është bërë rrjeti i ri. KEDS nuk aplikon reduktime tash e disa vjet. Pos ndodhë të ketë ndalesa të planifikuara kur ka punime ose ndodhë të ketë edhe ndalesa të paplanifikuara siç është prishja në rrjet”, tha Buzhala. /Telegrafi/