Site icon Telegrafi

Banorë të Ferizajt kërkojnë pastrimin e mbeturinave afër sallës së sporteve

Banorë në jetojnë në afërsi të sallës së sporteve në Ferizaj, po ankohen se shpeshherë pranë objektit të sallës po krijohej një deponi e mbeturinave ndërkohë kompania “Pastërtia” që është përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave ka ngecur të jetë e saktë në këtë lagje.

Sipas banorëve prej ditësh është krijuar kjo deponi dhe nuk po pastrohej nga askush.

Besim Krasniqi banor që jeton në këtë pjesë të Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se shpeshherë dalin për të ecur përgjatë rrugës kryesore, ndërkohë mbeturinat po kundërmojnë mjaftë shumë.

“Prej disa ditësh kjo deponi afër sallës së sporteve nuk po pastrohet kurse neve qyteatëve po na pengon kundërmimi dhe pamja e keqe sepse shpeshherë dalim për të shëtitur në këtë pjesë. Si qytetar tashmë jemi taksapagues të rregullt dhe kërkojmë shërbime më cilësore nga kompania përgjegjëse”, ka thënë ai

Telegrafi ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga drejtuesit e KRM “Pastërtia”por nuk kanë qenë të qasshëm, ndërkohë drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt, Arben Halili, ka thënë se shumë shpejtë do të pastrohen të gjitha depozitë e mbeturinave.

“Fillimisht për raste të tilla kërkojmë bashkëpunim me qytetarët për të njoftuar lidhur me këto deponi. Në raste të tilla kur ka kontejner është obligim i kompanisë, por në këtë rast është vonuar të arrin me kohë për pastrimin e kontejnerëve, por zotohem se shumë shpejtë do të pastrohej ajo deponi por edhe depozitë e tjera nëse janë krijuar me kalimin e kohës nëpër lagje të ndryshme”, është zotuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version