Site icon Telegrafi

“Banillaf”: A është ky “passwordi” më i mirë?

Cakolli e kujton në detaje bashkëbisedimin e shkurtër në tarracën e kafenesë përballë kinemasë së kryeqytetit.

“Para nja dy dite nja katër çika dhe dy djem, të gjithë i kishin telefonat në dorë kur shkova që t’iu shërbej, njëra më tha: ‘Qysh është ‘passwordi?’ Thashë: ‘banillaf’. Ia nisën me kesh. Desh u shkynë t’u keshë”, kujton Cakolli (25) pranë banakut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të qeshurat e mysafirëve e vunë në siklet. “Besom që u ndjeva shumë keq. U skuqa”, përshkruan Cakolli, duke prekur me gishtat tregues skajet e faqeve. Pas pak do të rimerrte veten e me bindje të plotë do t’ua përsëriste: “Thashë: Po ‘banillaf’ është. Iu duk shumë interesant. Nuk mujshin me besu”.

Pakkush flet

Rrëfime të ngjashme ka edhe kamerieri Bukurosh Berisha (21).

Edhe ai thotë se ka përvoja të ngjashme me qytetarë që gjatë shumicës së kohës në kafene përdorin celularë, edhe kur janë të shoqëruar me miq e familjarë.

Thotë se vjet ishte ulur me njërin prej kolegëve dhe po diskutonin për ndikimin e teknologjisë në jetën e tyre.

“Vitin e kaluar ishim me Altinin dhe u ulëm me ba muhabet, edhe ishim në disponim ashtu, edhe thamë pse s’po e lëmë fjalëkalimin ‘banillaf’, dhe e lamë ashtu”, thekson Berisha.

Thotë se natyrshëm u erdhi ideja për këtë fjalëkalim që nxit diskutime në mesin e klientëve.

“Po qysh mos me lanë ‘banillaf’ kur këtu përditë jam dhe i shoh se si krejt i kanë sytë në telefona e nuk bajnë llaf ndërmjet vete”, tregon Berisha në rrugën me kafene njëra pranë tjetrës.
 

Exit mobile version