Një bandë motoçiklistësh janë kapur nga kamerat e sigurisë, duke vjedhur derivate në një pompë të derivateve në Argjentinë.
Incidenti bizar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pompë të derivateve në Buenos Aires, që lidh dy qytetet e mëdha San Martin dhe Zapiola, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur afro 60 motoçiklistë “pushtojnë” pompën, dhe më pas mbushin rezervuarët dhe largohen pa paguar.
E pavarësisht që punonjësi i pompës i kishte telefonuar gjashtë herë policisë – ata nuk ishin shfaqur fare në vendin e ngjarjes.
E sikur kjo të mos mjaftonte, asnjëri nga motoçiklistët nuk është arrestuar, kurse dëmi i shkaktuar kësaj pompe të derivateve kap vlerën e mijëra dollarëve. /Telegrafi/