Site icon Telegrafi

Bananet mbajnë urinë mënjanë

Banania është frutë tropikal i shkëlqyer. Futni në ushqimin e përditshëm, po pa e tepruar, sepse janë një nga frutat më kalorikë. Megjithatë, mund t’ju ndihmojnë nëse dëshironi t’i zvogëloni kilogramët e tepruara që i lëni për shkak të ngrënies vonë në mbrëmje ose nëse hani shumë. Hani banane të freskëta ose si desert. Pikërisht për alternativën e dytë ju ofrojmë disa receta të lehta që bëhen për një kohë të shkurtër.

Krem kafeje dhe banane
Vini një banane, një filxhan qumësht të ftohtë, gjysmë filxhani kafe të ftohur, dy lugë sheqer dhe ca katrore akujsh. Përzini të gjithë përmbajtjen. Hidheni në gotë dhe kënaquni.

Krem i ftohtë bananeje
Qëroni një banane dhe lëreni në frigorifer të ngrijë. Vendosni bananen e ngrirë në blender dhe përziejeni me tri lugë qumësht të ftohtë. Është e gatshme kur të bëhet krem i trashë. Shërbeni në një enë të thellë bashkë me ara të bluara.

Banane e pjekur
Qëroni një banane dhe ndajeni përgjysmë. Lyejeni me sheqer ngjyrë kafe dhe kanellë dhe lëreni në një letër për pjekje në furrë të ngrohur. Piqni derisa të shkrihet sheqeri. Shërbejeni pak të ftohtë.

Sallatë frutash tropikal
Bëni sallatë frutash me një banane, një kivi dhe një mango. Prijini frutat në një gotë për desert, në to shtoni lëng limoni jeshil dhe shërbejeni.

/Telegrafi/

Exit mobile version