Telegrafi

Ballkani udhëton drejt Lituanisë, nesër do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Zalgiris

Ballkani ka marrë rrugë drejt Lituanisë ku do të luaj ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të ketë përballë kampionin lituanez Zalgiris.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytetin kosovar kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Lituanisë me të vetmin qëllim që të marrin një fitore për të kaluar në raundin e dytë.

Së bashku me ekipin ka udhëtuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për t’i përkrahur nga afër djemtë e qytetit që të kalojnë raundin e parë në garën më të madhe evropiane për klube.

Zalgiris dhe Ballkani përballen të martën me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/