Ballkani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 33-të të Superligës së Kosovës.
Ballkani kthehet duarplot nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë.
Pjesa e parë edhe pse solli raste, solli vetëm një gol, kur Bajram Jashanica shënoi për 1-0 në minutën e 31-të.
Para se të mbyllej ndeshja, në pjesën e dytë, Ballkani arriti të shënojë me Bernard Karricën për 2-0.
Ballkani kryeson me 69 pikë, katër më shumë se Llapi dhe Drita, që po e ndjekin për titull. Malisheva renditet në pozitën e katërt me 53 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore