Ballkani ka bërë 50 për qind të punës për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Suhareka e mposhti në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0 Ludogoretsin.
Pas ndeshjes, kampioni i Kosovës ka publikuar pamje nga triumfi i tyre, ndërsa dominuan skuadrën bullgare.
Por, lojtarët e ekipit kosovar janë në dijeni se ndeshja e dytë që luhet më 19 korrik në Bullgari nuk do të jetë aspak e lehtë.
Trajneri Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se ata nuk shkojnë atje për të mbrojtur rezultatin, por të japin maksimumin sikurse sonte.
Edhe lojtarët e tjerë të Ballkani u deklaruan njëlloj, duke thënë se është krye vetëm gjysma e punës dhe do të synojnë të fitojnë edhe takimin e dytë. /Telegrafi/