Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-0 në udhëtim te Dinamo Zagrebi në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, duke përfunduar kështu rrugëtimi për kampionin në fuqi të Kosovës.
Ilir Daja thotë se është krenar me të arriturat e Ballkanit në garat evropiane
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk është ndalur te humbja ndaj Dinamo Zagrebit, por më shumë është koncentruar në paraqitjen e ekipit të tij në përgjithësi në Ligën e Konferencës këtë sezon.
‘Timonieri’ shqiptar pas ndeshjes ka thënë se është shumë i kënaqur me skuadrën e tij, duke pasur parasysh se për vitin e dytë rresht po paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Trajneri i Dinamo Zagrebit me lëvdata të mëdha pas ndeshjes për Ballkanin
Trajneri i Dinamo Zagrebit ka vlerësuar lartë Ballkanin edhe pse fituan 3-0 në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, për të siguruar kalimin në fazën e paly-off-it.
Sergej Jakirovic ka thënë se ata luajtën ndaj një ekipi shumë të koordinuar dhe dinamik.
Armend Thaqi thotë se Ballkani nuk e meritoi humbjen e tillë ndaj Dinamos
Armend Thaqi ka shprehur bindjen e tij se humbja 3-0 e Ballkanit kundër Dinamos së Zagrebit nuk ishte e merituar.
Kjo ndeshje shënoi përfundimin e aventurës së skuadrës nga Suhareka në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku ekipi përfundoi i fundit në Grupin C me totalin e katër pikëve të fituara.
Notat e lojtarëve, Dinamo Zagreb 3-0 Ballkani: Shpëton vetëm Koliçi
Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-0 në udhëtim te Dinamo Zagrebi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kjo humbje solli rrugëtimi për kampionin në fuqi të Kosovës në garat evropiane.
Bruno Petkovic shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Dino Peric.
I vetmi që u vlerësua te Ballkani ishte portieri Enea Koliçi që mori notën 7.2. Nga lojtarët në fushë më së larti u vlerësua Qëndrim Zyba me notën 6.9.
Petkovic i Dinamo Zagreb ishte më i miri në fushë me notën 8.8.
Notat e lojtarëve të Dinamo Zagreb dhe Ballkanit
Mbyllet ndeshja
81’ Albin Berisha i vetëm me portier, gjuan drejt në trupin e tij. Nuk shënon nga një rast i qind për qind.
76′ GOL! Dinamo nuk ndalet. Petkovic shënon nga penalltia.
71′ GOL! Bruno Petkovic shënon nga një top i kthyer për 2-0.
61′ Gol! Dino Peric më i larti në kërcim, shënon me kokë për 1-0.
65′ Tanaka simulon në zonë, ndëshkohet me karton të verdhë.
59′ Enea Koliçi në super formë. Dy pritje të jashtëzakonshme.
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
45′ Dinamo Zagreb rrezikon. Petkovic pason te Vidovic i cili gjuan, por Koliçi mbron.
30′ Nazmi Gripshi pësoi një dëmtim, ku në vend të tij u inkuadrua Marsel Ismajlgeci.
17′ Kundërsulm i mirë i Ballkanit, por Edvin Kuc nuk e pranon topin në zonë si duhet.
12’ Bajram Jashanica gabion në mbrojtje, përfiton Bruno Petkovic, por gjuajtja e tij bllokohet nga Lumbardh Dellova.
Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare, Dinamo Zagreb – Ballkani
Ballkani luan ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.
Për këtë ndeshje Ilir Daja ka vendosur të luajë me emra si Hamidi, Gripshi dhe Berisha në sulm. Në anën tjetër te Dinamo do të luajnë në sulm mera si Petkovic dhe Baturina.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Stadion Maksimir” të Zagrebit me fillim nga ora 21:00.
Dinamo Zagreb: Zagorac, Sutalo, Petkovic, Baturina, Ristovski, Susic, Misic, Kaneko, Perkovic, Peric, Vidovic.
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuç, Zyba, Gripshi, Hamidi, Berisha.
Gjyqtarët e ndeshjes, Dinamo Zagreb – Ballkani
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Dinamo Zagreb – Ballkani mes do të jetë spanjolli Ricardo de Burgos.
Ndihmës të tij do të jenë Iker De Francisco dhe Jon Nunez, ndërsa i katërt do të jetë Pablo González Fuertes.
Në dhomën e VAR do të jenë Jose Luis Munuera (VAR) dhe Mario Melero Lopez (AVAR).