Telegrafi

Ballkani shkon në pushimin mes pjesëve me epërsi përballë Larnes

Ballkani ka shkuar me epërsi  në pushimin mes pjesëve përballë Larnes në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi shënoi Walid Hamidi nga penalltia.

Ndeshjen më mirë e nisi kampioni i Kosovës, duke rrezikuar me anë të Queven në minutën e shtatë, por që goditja e tij u bllokua.

Larne rrezikoi me anë të Gallagher (12’), mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

Kryeziu dhe Hamidi kishin raste të mira shënimi pas gjysmë ore lojë, ndërsa nuk ia dolën t’i konkretizonin me gol.

Ballkani kërkoi me ngulm golin e barazimit në këta 45 minutat e parë, dhe arriti ta thyente mbrojtjen vendase në minutën e 45-të.

Hamidi realizoi për 1-0 nga penalltia, duke i barazuar shifrat në 1-1, pasi kishin humbur me 1-0 në ndeshjen e parë. /Telegrafi/