Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej dy golash ndaj La Fioritas në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja nis shumë mirë për kampionët tani që kishin raste para porte.
Në minutën e 6-të, ishte Meriton Korenica që me një gjuajtje brenda zonës shënoi për 1-0.
Ermal Krasniqi kishte rast shumë të mirë për ta dyfishuar epërsinë, por nuk ishte i saktë edhe pse në pozitë të mirë.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, ku Albion Rrahmani ishte i saktë në minutën e 23-të.
Ballkani ka mundur ta rrit epersinë, por nga rastet ideale Krasniqi, Nazmi Gripshi dhe Korenica nuk ishin të saktë.
Duke parë kualitetet në fushë, Ballkani mund të rris epërsinë në pjesën e dytë. /Telegrafi/