Site icon Telegrafi

Ballkani shënon dy herë në pjesën e parë me Albion Rrahmanin

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë ndaj La Fioritas me rezultat 2-0, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Suharekasit kishin fituar 4-0 në ndeshjen e parë dhe kalimi në raundin e tretë pothuajse ishte siguruar në udhëtim.

Ballkani e nisi furishëm ndeshjen duke shënuar që në minutën e 6-të, me Albion Rrahmanin i cili përfitoi nga asistimi i Armend Thaqit për të shënuar për 1-0.

 

Vetëm dy minuta më pas ishte sërish Rrahmani ai që gjeti rrjetën për 2-0, kësaj radhe pas asistimi të Edvin Kuc.

Ballkani prodhoi shumë raste në këtë pjesëlojë, por gola më nuk kishte.

Krejt në fund të pjesës së parë, Ermal Krasniqi kaloi edhe portierin, por goditja e tij qëlloi shtyllën.

Ballkani aktualisht është duke fituar me rezultat të përgjithshëm 6-0. /Telegrafi/

Exit mobile version