Site icon Telegrafi

Ballkani sërish me reagim për fushën e “Fadil Vokrrit”, vë në pikëpyetje takimin kundër Ludogoretsit

Ballkani ka dalë edhe me një shkrim lidhur me mungesën e informacionit se ku do ta zhvillojë ndeshjen kundër kampionit të Bullgarisë, Ludogoretsit, më 11 korrik.

Kampioni i Kosovës, Ballkani është vendas në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/2024.

Por te Ballkani kanë bërë të ditur se nuk kanë asnjë informacion nëse ndeshjen do ta luajnë në Prishtinë.

Lexo po ashtu Orari i ndeshjeve të para dhe gjyqtarët për sfidat evropiane të Ballkanit, Gjilanit dhe Dukagjinit

Në gjendjen që është fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, UEFA nuk lejon të zhvillohen ndeshjet.

“Ne si klub, kemi arritur të shkruajmë histori ndërkombëtare, duke u futur në mesin e skuadrave që luajnë në nivele të larta evropiane, kurse sot pa kaluar një vit i plotë, ne të njëjtit me të cilët u krenuan të gjithë, nuk kemi informacion se ku do ta zhvillojmë ndeshjen eliminatore të UEFA Champions League, ose mbase një pyetje tjetër, a do ta zhvillojmë fare?”, shkruan ndër të tjera në shkrimin e Ballkanit.

Madje, Ballkani e cilëson të turpshme situatën që është krijuar me fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Kosova ka nevojë për infrastrukturë, lojtarët tanë kanë nevojë për qetësi para këtyre dueleve të mëdha, jo stres e turp karshi homologëve të tyre nëpër skuadra evropiane. Po, është e turpshme kjo që po ndodh, për çdo keqardhje!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version