Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të kryeqytetasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ilir Dajës është në formë të lartë në stinorin pranveror, duke udhëhequr Superligën dhe synon ta fitojë ndeshjen ndaj Prishtinës për të vazhduar në gjysmëfinale.
Në anën tjetër, ekipi i Abdulah Ibrakovic ka filluar keq sezonin pranveror në kampionat, por është kthyer së fundmi me dy fitore radhazi dhe synon ta vazhdojë formën pozitive duke eliminuar Ballkanit dhe vazhduar garën në Kupë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet me të mira të mundshme.
Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Jashanica, Hoxha, As.Thaqi; Dellova, Gashi; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu;
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi; Karabeci, Boshnjaku, E.Krasniqi; Zyba; John, Kryeziu;
/Telegrafi/