Ballkani e ka mbyllur me dominim pjesën e parë ndaj Larnes, ashtu siç bëri edhe në duelin e parë në kuadër të kualifikimeve për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 në të mirë të kampionit të Kosovës, ndërsa aktualisht janë duke fituar 2-0 (rezultati i përgjithshëm 5-0).
Ishte minuta e 18-të e takimit kur Lindon Emërllahu u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i një lëndimi dhe në vend të tij u fut Albin Rrahmani.
Kaluan vetëm dhjetë minuta nga inkuadrimi i sulmuesit dhe ai asistoi te Nazmi Gripshi për rezultatin 1-0.
Dyshja sërish kombinuan, për të dyfishuar epërsinë e Ballkanit në minutën e 37-të.
Ballkani duket se e ka siguruar kalimin në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës për kualifikimet në fazën e grupeve të kësaj gare. /Telegrafi/