Telegrafi

Ballkani nxjerr në shitje biletat për sfidën e parë ndaj Larnes

Ballkani do të përballet me skuadrën irlandeze Larne në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

E për këtë duel Ballkani tanimë ka nxjerr në shitje biletat ku do të shiten në tre sektorë, Lindje, Perëndim dhe në zonën VIP.

Lexo po ashtu Ndryshon orari i Dukagjinit në Ligën e Konferencës, Ballkani dhe Drita luajnë në oraret e parapara

Biletat më të lira janë në Lindje, janë nga pesë euro, derisa në Perëndim nga 10 euro.

E biletat më të shtrenjta janë për zonën VIP ku për tu pajisur me një të tillë duhet paguar 25 euro.

Për këtë duel Ballkani nuk do t’i hapë fare tribunat pas porte Veri dhe Jug. /Telegrafi/