Site icon Telegrafi

Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm nëse shkon në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës

Ballkani është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur ende në garat evropiane.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës dhe përballë ka skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Suharekasit janë favorit të mëdhenj për të kaluar tutje dhe nëse e eliminojnë ekipin nga Gjibraltari do të luajnë në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës.

Tanimë është hedhur shorti dhe skuadra që drejtohet nga trajneri Ilir Daja ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në ‘Play-Off’.

Në rast se shkojnë në ‘Play-Off’, Ballkani do të përballet me humbësin e duelit Sheriff Tiraspol – Bate Borisov. /Telegrafi/

Exit mobile version