Ballkani ndodhet në rrethin e parë të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e parë të kësaj gare do të ketë punë shumë të vështirë me kampionët e Bullgarisë, Ludogorets.
Suharekasit kanë mësuar tanimë kundërshtarët e mundshëm në rast kalimit tutje, ose eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku do të luajnë në Ligën e Konferencës.
Në rast se Ballkani arrin ta eliminoj Ludogoretsin, atëherë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesit e dueleve Zalgiris – Struga, RAkow – Flora Tallinn si dhe Olimpija Ljubljana – Valmiera.
Nëse eliminohet nga Championsi, suharekasit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballen me humbësit e ndeshjeve Helsinki – Larne ose Zalgiris – Struga si dhe vendin e dytë të fazës paraeliminatore. /Telegrafi/