Site icon Telegrafi

Ballkani kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes kthyese ndaj BATE Borisovit

Ballkani do të luajë të enjten ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisov që është e vlefshme për një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Ballkanit me rezultat 4-1, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Mezokovesde në Hungari nga ora 20:00.

Pra vetëm ndonjë befasi e madhe do të ndalte Ballkanin të kalonte në fazën e grupeve, pas fitores madhështore para një jave.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka mbyllur stërvitjen e fundit në stadiumin e qytetit në Mezokovesde dhe duket gati për sfidën.

Në bazë të fotografive të publikuara, ardhje e re e sulmit, Arb Manaj ka stërvitur me skuadrën.

Lajm i mirë për Ilir Dajën është edhe rikthimi i Qëndrim Zybës që o ashtu ka stërvitur me grupin.

Dy ardhjet e reja të tjera, Walid Hamidi dhe Marcel Ismajlgeci kanë qëndruar në Kosovë, ku kanë zhvilluar një ndeshjen me Ballkanin U21.

Për ndeshjen BATE Borisov Ballkani janë caktuar një ekip i gjyqtarëve nga Estonia. Kryesor është Juri Frischer, i ndihmuar nga asistentët Veiko Mytsnik dhe Sander Saga. /Telegrafi/

Exit mobile version