Telegrafi

Ballkani kërkon ta kalojë Larnen, formacionet zyrtare

Ballkani do të tentojë të kthejë rezultatin nga ndeshja e parë kundër Larnes në kuadër të rrethit të tretë eliminator të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës pësoi në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0 në një ndeshje që kishte më shumë raste se kundërshtari.

Ilir Daja për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Enea Koliçin në portë, ndërsa në mbrojtje janë Astrit Thaqi, Bajram Jashanica, Arbër Potoku dhe Geralb Smajli.

Mesfusha i besohet Lindon Emërllahut, ndërsa para tij janë Marsel Ismajlgeci dhe Queven.

Në sulm janë treshja Walid Hamidi, Adetunji dhe Almir Kryeziu.


Larne: Ferguson, Cosgrove, Bolger, Donnelly, Ives, Sloan, Gallagher, Graham, Lusty, Thomson, Ryan.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Potoku, Jashanica, Ismajlgeci, Hamidi, Emërllahu, Queven, Smajli, Kryeziu, Adetunji.


/Telegrafi/