Ballkani luan ndeshjen kthyese ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pas fitores në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2-0, tani Ballkanin do të kërkojë rezultat të favorshëm për të kaluar në play-off.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në “Victoria Stadium” nga ora 18:00, Ilir Daja ka zbuluar formacionin me të cilin do të dal në fushë.
Sulmit do t’i prijë Albin Berisha, i cili do të përkrahet nga Nazmi Gripshi dhe Meriton Korenica nga krahët.
Në mesfushë luajnë Edvin Kuc, Qëndrim Zyba dhe Almir Kryeziu, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Lorenc Trashi.
Në portë është i padiskutueshëm Enea Koliqi.
Lincoln: Coleing, Ayew, Sergaent, Lopes, Nano, Yahaya, Rosa, Britto, Pena, Kike Gomez, Walker.
Ballkani: Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Zyba; Korenica, Kryeziu, Gripshi; Berisha.
/Telegrafi/