Site icon Telegrafi

Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani është skuadra e radhës që ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Suharekasit edhe pse me shumë mund, kanë arritur ta eliminojnë nga garat e Kupës rivalin rajonal Malishevën.

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, ku në fund vendosi vetëm një gol në minutat e fundit për ta përcaktuar fituesin e që ishte Ballkani 1-0.

Pjesa e parë kishte disa raste shënimi nga dyja ekipet, por pa arritur të tundet rrjeta duke përfunduar 0-0.

Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja shtoi trysninë ndaj mysafirëve në pjesën e dytë, derisa gjetën golin 10 minuta para fundit.

Ishte sulmuesi llapjan, Albion Rrahmani që shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol që doli të jetë i fitores 1-0.

Ballkani në çerekfinale i bashkohet skuadrave si Drita, Gjilani, Ulpiana, Ramiz Sadiku dhe Onix. /Telegrafi/

Exit mobile version