Skuadra e Ballkanit ka regjistruar fitore prej 2-1 kundër kampionit Drita në ndeshjen e fundit sezonale të Superligës së Kosovës në futboll.
Visar Berisha (14’) e zhbllokoi rezultatin duke shënuar për vendasit, mirëpo Xhevdet Shabani (32’) bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me shifrat identike.
Golin e rikthimit e realizoi Mirlind Daku (60’), i cili rezultoi edhe goli i fitores për ekipin nga Suhareka.
Megjithatë, Ballkani e ka mbyllur sezonin në pozitën e tretë në tabelë, pasi që Gjilani arriti të fitonte ndaj Flamurtarit dhe zuri vendin e dytë në tabelë.
Drita u shpall kampion i Kosovës pas barazimit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit në xhiron e kaluar.
Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në Evropë përmes ndeshjes së Kupës së Kosovës kundër Prishtinës. /Telegrafi/