Telegrafi

Ballkani edhe pse kishte raste, pjesën e parë e mbyll në barazim ndaj Klaksvik

Klaksvik dhe Ballkani po përballen në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, ku pjesa e parë është mbyllur 0-0.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2.

Skuadrës së Ilir Dajës ishte më e mirë në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë.

I pari që rrezikoi portën kundërshtarë ishte Meriton Korenica, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Pas tij Albion Rrahmani kishte një rast të artë, por portierin vendas bëri një pritje të madhe.

Ballkani e gjeti golin me Rrahmanin, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Në anën tjetër edhe vendasit provuan me harkime, por që për fat nuk ishin të saktë. /Telegrafi/