Telegrafi

Ballkani e mbyll pjesën e parë pa gola në udhëtim te Zalgirisi

Me shumë raste por pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Zalgiris – Ballkani.

Rezultati i pjesës së parë është 0-0 në një fraksion ku portierët ishin mjaft aktiv për të mbrojtur portën e tyre.

Zalgiris kishte iniciativën në pjesën e parë të lojës duke tentuar disa herë portën.

Lituanezët kishin mundësi të arta në minutat e para të lojës, por portieri Stivi Frashëri ishte heroi i kampionëve të Kosovës.

Ballkani kishte rast të artë shënimi në minutën e 34-të kur Ermal Krasniqi doli përball me portierin kundërshtar i cili priti goditjen.

Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar me rezultatin 1-1.