Site icon Telegrafi

Ballkani dhe Albion Rrahmani në histori, rekord në Evropë me klubet kosovare

Ballkani ka fituar ndaj La Fioritas me rezultat 6-0, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Suharekasit kishin fituar 4-0 në ndeshjen e parë dhe kalimi në raundin e tretë pothuajse ishte siguruar në udhëtim.

Albion Rrahmani shënoi het-trik, Leonit Abazi gjeti rrjetën dy herë, ndërsa një gol e shënoi Ermal Krasniqi në fitoren e suharekasve.

Kjo është fitorja më e thellë e një skuadre nga Kosova në garat evropiane, rekord që mbahej nga Prishtina që kishte mposhtur FC Europan me rezultat 5-0.

Edhe sa i përket golashënuesve, Albion Rrahmani është i pari që shënon het-trik për një klub kosovar në garat evropiane.

Deri më tani kishte lojtarë që kishin shënuar nga dy herë, por me tre asnjë.

Otto John, Endrit Krasniqi, Armend Dallku, Liridon Leci dhe Arbnor Muja kishin realizuar nga dy gola secili, por askush nuk ishte arritur het-trik.

Sulmuesi po tregon formë të lartë te Ballkani, pasi edhe në ndeshjen e parë kishte gjetur dy herë rrjetën. /Telegrafi/

Exit mobile version