Site icon Telegrafi

Ballkani arrin në Belfast për ndeshjen e kthimit ndaj Larnes

Ballkani ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut për ndeshjen e kthimit ndaj Larnes.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka fituar në ndeshjen e parë të martën e kaluar në Prishtinë me rezultat të thellë 3-0.

Suharekasit tani kanë për synim të mos humbasin dhe të kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se kanë arritur në Belfast dy ditë para ndeshjes.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja do t’i kryejnë dy stërvitje në tokën irlandeze para përballjes të enjten mbrëma. /Telegrafi/

 

Exit mobile version