Atmosfera e tifozëve të Shkëndijës ka filluar në qytetin e Milanos.
Qindra Ballistë që kanë udhëtuar drejtë Italisë për të ndjekur ndeshjen kundër Milanit janë mbledhur në “Piazza Duomo”.
Këngët e tyre kanë filluar kur ka edhe tetë orë për të filluar ndeshja.
Shkëndija do të përballet me Milanin në San Siro nga ora 20:45.
Ballistët kanë udhëtuar me 17 autobus për në Itali. /Telegrafi/